Inovest Real Estate


Inovest po sjell në tregun imobliar një tjetër formë menaxhimi duke përgatitur punonjësit për të qënë menaxher shitje dhe jo thjesht konsulent imobiliar. Çdo shitje, blerje, qiradhënie- qiramarrje është investim dhe si të tillë në kujdesemi të informojmë klientin për tregun, risqet dhe potencialet. Klientët tanë kanë mundësi të përzgjedhin nga një portofol i gjërë pronash të cilat më parë kanë kaluar në një filtër vlerësimi ligjor dhe teknik.


Pronat e këtij portofoli nuk janë masivisht të ekspozuara në treg dhe ofrohen me çmime ekonomike. Gjithashtu ne kujdesemi që të shkurtojmë kohën në procese për të maksimizuar kënaqësinëdhe efiçencën e kostove të klientit.


Shërbimet e ofruara në Inovest Real Estate


  • Konsulencë inididuale për secilin klient për nivelin dhe formën e investimit.
  • Konsulencë financiare dhe ligjore.
  • Shërbime arkitekture dhe interior design.
  • Riparime teknike dhe mirëmbajtje.
  • Menaxhim i qiradhënies.


Stafi


Klienët tanë trajtohen nga një grup ekspertësh me eksperiencë shumë vjeçare në sektorin e ndërtimit. Inovest Real Estate është një njësi brënda një kompanie të specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha ndërtimi dhe në këtë mënyrë ne shmangim të qënit thjesht shitës, duke ju vënë në dispozicion një diapason të gjërë njohurish.


Inovest është një kompani inovative  për tregun Shqiptar e fokusuar në zhvillimin e biznesit. Serktorët ku fokusohet aktiviteti ynë janë ndërtimi, hoteleri- turizmi dhe menaxhimi i aseteve. Burimet njerëzore janë thelbi i suksesit tonë duke bërë bashkë profesionistët më të mirë në treg me eksperiencë internacionale dhe vendase.


Në konsulencë i bashkohemi stafit të biznesit për të  identifikuar problemet, analizuar mundësitë dhe prezantuar planin e zgjidhjeve.


Në sektorin e ndërtimit ne jemi nënkontraktorë të proceseve duke u bërë partner për arritjen e objektivave dhe kthimin e investimit.


Real Estate vijon të jetë një ndër industritë dhe format kryesore të investimit në Shqipëri. Klientët tanë kalojën paraprakisht në një proces konsultimi për tregun, pronën, elementët fiksal dhe ligjor dhe kanë mundësi të përzgjedhin mes një database të gjërë pronash.


Hoteleri -turizmi është ndër sektorët me prioritetin të lartë zhvillimi dhe mundësi të shumta në Shqipëri, por si sektor ka problematika të shumta. Inovest nëpërmjet koordinimit të një sër proceseve synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të hoteleve dhe rritjen e numrit të netëve të shitura.


Administrimi  i objekteve dhe menaxhimi i aseteve synon rritjen e cilësisë së jetesës në komunitet. Me grupe të gatshme pune në 24 orë, me struktura të mirëpërcaktuara njësia jonë e Administrimit mirëmban çdo element të pronës së përbashkët  me çmime konkuruese.