Cfare është Inovest?

Inovest është një kompani inovative  për tregun Shqiptar e fokusuar në zhvillimin e biznesit. Serktorët ku fokusohet aktiviteti ynë janë ndërtimi, hoteleri- turizmi dhe menaxhimi i aseteve. Burimet njerëzore janë thelbi i suksesit tonë duke bërë bashkë profesionistët më të mirë në treg me eksperiencë internacionale dhe vendase.


Në konsulencë i bashkohemi stafit të biznesit për të  identifikuar problemet, analizuar mundësitë dhe prezantuar planin e zgjidhjeve.


Në sektorin e ndërtimit ne jemi nënkontraktorë të proceseve duke u bërë partner për arritjen e objektivave dhe kthimin e investimit.


Real Estate vijon të jetë një ndër industritë dhe format kryesore të investimit në Shqipëri. Klientët tanë kalojën paraprakisht në një proces konsultimi për tregun, pronën, elementët fiksal dhe ligjor dhe kanë mundësi të përzgjedhin mes një database të gjërë pronash.


Hoteleri -turizmi është ndër sektorët me prioritetin të lartë zhvillimi dhe mundësi të shumta në Shqipëri, por si sektor ka problematika të shumta. Inovest nëpërmjet koordinimit të një sër proceseve synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të hoteleve dhe rritjen e numrit të netëve të shitura.


Administrimi  i objekteve dhe menaxhimi i aseteve synon rritjen e cilësisë së jetesës në komunitet. Me grupe të gatshme pune në 24 orë, me struktura të mirëpërcaktuara njësia jonë e Administrimit mirëmban çdo element të pronës së përbashkët  me çmime konkuruese. 


Klienët tanë trajtohen nga një grup ekspertësh me eksperiencë shumë vjeçare në sektorët përkatës duke ju vënë në dispozicion një diapazon të gjërë njohurish. Në grupin tonë të partnerëve janë institucione publike dhe private të mirënjohur në tregun Shqiptar.


Moto e cila drejton punën tonë është “Partneri juaj në biznes”…