Zhvillimi turizmit ndikon në zhvillimin e sektorit imobiliar



Shqipëria njihet si një vend me potenciale të shumta natyrore të cilat përkthehen në mundësi zhvillimi. Realitit sot tregon që këto burime natyrore nuk janë të shfrytëzuara për të gjeneruar zhvillimin e nevojshëm. Një ndër fushat kryesore për mundësi zhvillimi është turizmi. Në vendin tonë kryesisht zhvillim ka bregdeti, ndërkohë turizmi malor, kulturor dhe historik pavarësisht potencialit nuk kanë një historik zhvillimi.


Turizmi përveç se ndikon në zhvillimin e zonave dhe shërbimit, ndikon gjithashtu edhe në zhvillimin e sektorit imobiliar në qytetet përkatëse.


Me  zhvillimin e operatorëve turistik, me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjes së kapacitetit të stafit, hapen rrugët e investimeve te reja në imobiliare përfshirë edhe investimet nga blerës të huaj.


Investimi në imobiliare në zona turistike vlerësohet si një formë e mirë për kthimin e investimit dhe rritjen e vlerës së investimit.  Sëfundmi vëmë re një tendencë e  blerësve shqiptar për të investuar në prona në zona turistike për qëllime investimi, ku norma e kthimit të investimit në një vit është shumë më e lartë se norma e interesit në depozita bankare.


Jo vetëm Shqiptarët por edhe të huajt po e shohin Shqipërinë si një mundësi të mirë investimi ku taksat janë të ulta, standarti jetësës i lirë në krahasim me të ardhurat e tyre, natyra e bukur dhe nivel i lartë i kthimit të investimit.


Në sektorin e turizmit Inovest ka struktura të integruara në menaxhim hotelerie duke ndërthuru rritjen e standartit dhe menaxhimin e pronës për të siguruar blerësit që investimi tyre do mirëmbahet, do t’i rritet vlera ndër vite dhe do ketë kthim të sigurt investimi.