Menaxhimi pronës





Në realitet ka vazhdimisht transaksione por mungon një shërbim profesional ku në shumicën e rasteve janë vetë zhvilluesit e sektorit imobiliar ata që ndikojnë në rritjen artificiale të çmimeve.


Pronat në shumicën e rasteve janë pak të mirëmbajtura, të mobiluara në cilësi jo të lartë por me një çmim të lartë në shitje ose qiradhënie për standartin e ndërtimit, kushtet që ofrojnë si dhe krahasismisht me standartin e tregut.


Brenda Inovest është krijuar një njësi e cila funksionon si sistem për vlerësimin e pronës, kushteve teknike, tregut dhe çmimit. Në portofolin tonë kemi një numër të konsiderushëm pronash të cilat janë nën menaxhim vjeçar për mirëmbajtje periodike, qera, shitje. Egzistenca e një grupi profesionist në dispozicion i jep siguri pronarëve të njësisë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pronës së tij dhe nga ana tjetër është një garanci për blerësin ose qiramarrësin.