Si të krijojmë një ambjent të ngrohtë për Krishtlindje!


Atmosfera e festive të fundevitit ka filluar të ndihet që tani. Keto festa sjellin fryme të gezueshme në mbarë botën dhe sigurishte kjo atmosferë nuk mund të mungonte në shtepite tona. Shqipetarët vitet e fundit po i kushtonë vëmëndje shumë të madhe dekorit të ambienteve të brendshme të shtepisë së tyre dhe gjithmonë dhe me shumë po vlerësojnë dekorimet e punuara me dorë. Pervecë se kushton pak, gjithashtu na afrojne më shumë më atmosferën festive, nxit kreativitetin mbi të gjitha për të krijuar sende të tilla duhet vëmëndje, durim dhe punë të madhe. Kjo gjë bashkon të gjithë familjen duke krijuar kujtime shumë të bukura

Zgjidh dekoret tradicionale



Pema e krishlindjeve


Pema është simboli i Krishtlindjeve, ndaj e para gjë që duhet të bësh është të zgjedhësh një pemë të vërtetë dhe të blesh zbukurimet. Mund të zgjidhni një breth të vërtetë për të qënë sa më pranë idesë së festës ose në pamundësi mund të vendosni një pemë artificiale. Vendi më i mirë për të është salloni, në mënyrë që të gjithë të ftuarit ta vërejnë sapo të hapet dera.
 
 


Dritat me shume ngjyra


Një pemë e ndezur me drita shumëngjyrëshe krijon menjëherë atmosferë tjetër në shtëpi dhe gjithçka rreth e rrotull e bën më të bukur. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por mund të blesh edhe të tjera me ngjyra të ndryshme, blu, të kuqe, etj. Fillo zbukurimin e pemës duke e vendosur vargun e dritave nga poshtë, në mënyrë që të ketë afër edhe ndonjë prizë elektrike. Më pas, vendosi dritat në formë spirale.


 


Zbukurimet e dekorit


Pema e Krishtlindjeve, nëse nuk ka zbukurimet, nuk ka asnjë vlerë. Ndaj, edhe kur mundësitë janë të pakta, disa gjëra të vogla mund t’i bësh edhe vetë. Përdor kopsa, kristale, letra shumëngjyrëshe, pambuk etj. Mos harroni të vendosësh yllin në krye të pemës. Është një simbol tradicional i yllit të Davidit. 

  
                 

          


Dekori ne fund te pemes


Poshtë pemës mund të vendosësh një tapet të bardhë, në mënyrë që të duket si një sipërfaqe toke e mbuluar nga bora, ose tapet me ngjyre te kuqe. Ngjyra e kuqe ndryshe njihet dhe si ngjyra e krishtlindjeve. Vendos dhuratat rreth e qark pemës në mënyrë të çrregullt